Site icon Telegrafi

Gjermania kërkon bashkërendim të përpjekjeve me Kosovën për vizat dhe Interpolin

Në kuadër të punimeve të Forumit të Dubrovnikut, zëvendësministrja e Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka takuar Përfaqësuesin Special për Çështje Evropiane brenda MPJ-së së Gjermanisë, Thomas Ossowski, me të cilin ka diskutuar mbi proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi.

Zëvendësministrja i ka kërkuar diplomatit gjerman përkrahjen mbi procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Interpol si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Nga ana e tij, Ossowski, sipas komunikatës së MPJ-së, e ka siguruar zëvendësministren Vuniqi se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe referuar proceseve si ai i liberalizimit të vizave dhe Interpoli ka kërkuar që të bashkërendohen përpjekjet për të siguruar procese të suksesshme.

Ossowski, gjithashtu është interesuar edhe për rrjedhën e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe kërkoi vazhdim të përpjekjeve për të arritur marrëveshje që garanton stabilitet të gjerë rajonal.

Exit mobile version