Gjermania ka numrin më të madh të qytetarëve që do të mund të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ku është edhe numri më i madh i atyre që mund të zgjedhin për herë të parë eurodeputetë.
Sipas të dhënave të shërbimeve kombëtare statistikore të 27 vendeve anëtare të Bashkimin Evropian, të publikuara sot nga Eurostat, Gjermania ka 65.1 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Pas saj janë Franca me 50.7 milionë dhe Italia me 47.3 milionë.
Malta (0.4 milionë), Luksemburgu (0.5 milionë) dhe Qipro (0.7 milionë) kanë më pak votues.
Parlamenti Evropian zgjidhet për pesë vjet dhe që nga zgjedhjet e fundit në 2019, 5.1 milionë qytetarë gjermanë kanë fituar të drejtën e votës, më së shumti në BE.
Për herë të parë do të mund të votojnë 4.5 milionë francezë dhe 2.8 milionë italianë.
Malta (26,000), Qipro (59,000) dhe Estonia (70,000) kanë më pak votues të rinj.
Në përqindje, Belgjika (9.8 për qind), Franca (nëntë për qind) dhe Qipro (8.7 për qind) kanë përqindjen më të madhe të qytetarëve që mund të marrin pjesë në zgjedhjet evropiane për herë të parë.
Një total prej rreth 360 milionë qytetarë të BE-së do të mund të votojnë për 720 deputetë të mbledhjes së re të Parlamentit Evropian nga 6 deri më 9 qershor. /Telegrafi/