Telegrafi

Gjermania ka regjistruar deri më tani tre milionë raste me coronavirus

Numri i përgjithshëm i rasteve me coronavirus në Gjermani u rrit për herë të parë në tre milionë, bazuar nga të dhënat e publikuara nga Insituti Robert Koch.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi mbetet i mbërthyer nga nivelet në rritje të infeksioneve, pavarësisht masave kufizuese.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare.

Lexo po ashtu Me së paku një dozë të vaksinës kundër COVID-19, Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ajo synon të provojë dhe të sjellë ligje të reja në mënyrë që ta bëjë më të lehtë vendosjen e kufizimeve në të gjithë vendin në nivelin e qeverisë federale. /Telegrafi/