Numri i përgjithshëm i rasteve me coronavirus në Gjermani u rrit për herë të parë në tre milionë, bazuar nga të dhënat e publikuara nga Insituti Robert Koch.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi mbetet i mbërthyer nga nivelet në rritje të infeksioneve, pavarësisht masave kufizuese.
Autoritetet shëndetësore paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ajo synon të provojë dhe të sjellë ligje të reja në mënyrë që ta bëjë më të lehtë vendosjen e kufizimeve në të gjithë vendin në nivelin e qeverisë federale. /Telegrafi/