Më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në trafik që pësuan një aksident fatal ishin 65 vjeç e lart.
Autoritetet në shumë vende po mendojnë se si të reduktojnë numrin e vdekjeve në trafik. Disa fushata janë për shoferët e rinj, disa për problemin e konsumimit të alkoolit, disa për mos vendosjen e rripave të sigurimit ose përdorimin e një telefoni inteligjent pas timonit, dhe disa edhe për shoferët më të vjetër.
Në disa pjesë të shtetit gjerman të Baden-Württemberg, të moshuarit së shpejti do të mund të marrin një biletë vjetore falas për transportin publik lokal – nëse e kthejnë patentën e shoferit.
Nga 1 dhjetori, të moshuarit mund të aplikojnë për një biletë vjetore falas për transportin lokal. Për ta bërë këtë, ata duhet të heqin dorë vullnetarisht dhe përgjithmonë nga patentë shoferi dhe t’ia kthejnë atë organeve kompetente. Një kusht tjetër është që ata të banojnë në atë rajon.
Për kostot që dalin nga kjo ofertë, provinca e Baden-Vyrtemberg ka siguruar nga buxheti deri në tre milionë euro.
Qëllimi i fushatës është rritja e sigurisë në komunikacion. Gjegjësisht, më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në trafik që kanë pasur një aksident me fatalitet ishin 65 vjeç e lart, dhe 68 për qind e aksidenteve shkaktoheshin nga shoferë më të vjetër. /Telegrafi/