Site icon Telegrafi

Gjermania hyn në valën e katërt të Coronavirusit

Gjermani: Nga vala e katërt e virusit korona janë më të prekura grupmoshat e reja.

Vlerësimi i situatës u bë nga Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch”, teksa vendi po përballet me rritjen e numrit të rezultateve pozitive të testimeve në popullatë.

Këtë herë më të prekura janë grupmoshat e reja.

“Deri në mesin e muajit gusht, mostrat pozitive të testeve PCR u rritën nga 4% në 6%, brenda një jave”, njoftoi Instituti për Epidemiologjinë dhe Virologjinë në raportin e tij javor.

Numrat në rritje të infektimeve vijnë pasi varianti tepër ngjitës “Delta” u kthye në formën mbizotëruese të virusit, duke përbërë 99% të të gjitha rasteve në Gjermani.

Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch” njoftoi se grupmoshat më të prekura janë të rinjtë dhe se rritja e incidencës në Gjermani u vu re që nga fillimi i korrikut.

Kjo u bë e dukshme veçanërisht tek personat e grupmoshës mes 10 dhe 49 vjeç.

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19.

Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike. /DW/

Exit mobile version