Pjesë të ndryshme të Gjermanisë janë goditur nga moti i ligë – përkatësisht shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në anën tjetër ekipe të shumta të shpëtimit kanë dalë në terren, për të ndihmuar qytetarët që kanë ngecur nëpër shtëpitë e tyre, që janë mbuluar nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Gjermanisë, është paralajmëruar për stuhi tjera që mund të godasin rajonet e ndryshme gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht se në shumë vende tjera të Evropës temperaturat janë shumë të larta, Gjermania po përballet me motin e ligë, ku rrugët janë mbuluar nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Pamje të ndryshme amatore të publikuara nëpër rrjete sociale, shfaqin breshrin që mbulon tokën sikur të ishte mesi i janarit.
Das Video hat gerade meine Schwester von der Gschwendtner Alm am #Wank (#GarmischPartenkirchen) gemacht. Etwa 3 cm große Hagelkörner. Es gibt auch eine Unwetterwarnung für #München. pic.twitter.com/bLpNGWyzpc
— Sandra Demmelhuber (@SDemmelhuber) June 5, 2022
Madje në disa rajone është raportuar se sasia e breshrit arrinte mbi tri centimetra dhe kishte formën e ngjashme me atë të një topi të pingpongut. /Telegrafi/