Gjermania e ka nisur mbarë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Gjiganti evropian ka marrë tri pikë falë fitores së lehtë në shtëpi ndaj Islandës me rezultat të thellë 3-0.
Vendasit treguan se janë të vendosur në minutat e para të ndeshjes, kur Serge Gnabry asistoi për Leon Goretzkan i cili shënoi për 1-0 pas tre minutave lojë.
Vetëm katër minuta më vonë, gjermanët ngritën epërsinë në 2-0.
Leroy Sane ktheu një top për Kai Havertz i cili me një gjuajtje të fuqishme brenda zonës realizoi për 2-0.
Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para.
Edhe pjesa e dytë i takoi gjermanëve të cilët realizuan edhe një gol.
Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan shënoi nga distanca me një gjuajtje të fortë për 3-0.
Përkundër që vendasit krijuan edhe disa raste tjera shënimi, gola më nuk pati dhe Gjermania mori tri pikët e para.
Pas kësaj fitore, Gjermania prinë në Grupin J me tri pikë, aq sa kanë edhe Rumania që mposhti 3-2 Maqedoninë e Veriut dhe Armenia pas fitores 1-0 ndaj Litenshtajnit. /Telegrafi/