Mësohet se Gjermania ka fituar rreth 2.9 miliardë euro nga obligacionet greke, që nga viti 2010 kur iu dha paketa e parë e ndihmës.
Përgjigja e qeverisë gjermane në një hetim parlamentar të Partisë së Gjelbër, vuri në dukje se Gjermania nga procesi i krizës së Greqisë ka përfituar financiarisht.
Sipas kësaj, Gjermania ka fituar rreth 2.9 miliardë euro nga obligacionet greke, që nga viti 2010 kur iu dha paketa e parë e ndihmës, ndërsa vetëm në vitin 2013 dhe 2014 nga fitimi në fjalë iu transferuan një pjesë Mekanizmit Evropian të Stabilitetit dhe Greqisë, shkruan Euroaktiv, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë sipas përgjigjes së qeverisë federale, të ardhurat në fjalë në mase të madhe kanë ardhur nga obligacionet shtetërore greke të blera nga Banka Qendrore Evropiane në kuadër të Programit të Tregjeve të Letrave me Vlerë.
Ky fitim një herë është transferuar në Bundesbank, ndërsa prej atje në buxhetin federal.
Nga ana tjetër ministrat e financës të 19 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që përdorin Euro-n si valutë sot do të takohen në Luksemburg. Në mbledhje pritet që të merret vendimi për përfundimin e programit për shpëtimin e Greqisë. /Telegrafi/