Site icon Telegrafi

Gjermania feston Ditën e Bashkimit, Osmani: Keni qenë gjithmonë dhe mbeteni një nga aleatët më të fortë të Kosovës

Sot me 3 tetor Gjermania feston Ditën e Bashkimit.

Presidentja Vjosa Osmani në këtë datë të rëndësishme ka uruar miqtë dhe aleatët tanë gjermanë.

“Sot, populli i Kosovës bashkohet me ju për të festuar forcën dhe unitetin që përfaqëson kjo ditë. Gjermania ka qenë gjithmonë dhe mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës”, ka shkruar osmani në platformën X.

“Marrëdhënia jonë është e bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike, me diasporën tonë në Gjermani që shërben si një dëshmi e lidhjes gjithnjë në rritje midis vendeve tona”, ka vijuar tutje Osmani në urimin e saj.

Por megjithë dinamikën e përgjithshme pozitive edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore e perëndimore në Gjermani ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale./Telegrafi/

Exit mobile version