Site icon Telegrafi

“Gjermania është partneri më i madh tregtar dhe strategjik i Republikës së Maqedonisë”

Kryeministri Zoran Zaev dhe zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ekipi qeveritar ekonomik pati një takim pune me përfaqësues të kompanive gjermane nga Shoqata e Biznesit të Gjermanisë Lindore, të udhëhequr nga kryetari i shoqatës Michael Harms, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Thomas Gerberich përfaqësues i Ministrisë së ekonomisë dhe Energjetikës Republika Federale e Gjermanisë, Helge Tolksdorf.

Gjatë takimit kryeministri Zaev theksoi se Gjermania është partneri më i madh tregtar dhe strategjik i Republikës së Maqedonisë, me të cilin realizojmë rreth 47% të tregtisë së përgjithshme.

Ndërsa Koço Anngjusehv tha se kompanitë gjermane janë gjithmonë të mirëseardhura në Republikën e Maqedonisë dhe shprehën mirënjohje për iniciativën për të formuar një komitet të përbashkët të përzier.

Përfaqësuesit e kompanive gjermane të Shoqatës së Biznesit nga Gjermania Lindore në takimin e punës me kryeministrin dhe përfaqësuesit e qeverisë prezantuan kompanitë dhe bizneset e tyre dhe pikëpamjet e tyre mbi fushat e mundshme të punës dhe bashkëpunimit në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version