Site icon Telegrafi

Gjermania dhe Kosova në ‘luftë’ për talentin e Bayern Munichut, por 17-vjeçari ka pasaportë shqiptare

Quhet Progon Maloku, luan si qendër sulmues dhe sulmues krahu, është 17 vjeç dhe mban shiritin e kapitenit te Bayern Munich U-17.

Mediat në Gjermani e cilësojnë si një talent absolut, shqiptarin nga Kosova, i cili tashmë ka futur në ‘sherr’ dy kombëtare për të marrë shërbimet e tij.

Bëhet fjalë pikërisht për një konkurrencë mes përfaqësueses së Gjermanisë dhe Kosovës për të bindur Progon Malokun, transmeton newsport.

Gjithsesi, 17-vjeçari i talentuar i Bayern Munchen U-17 ka pasaportë shqiptare, ndërsa ende nuk e ka shprehur dëshirën e tij se me cilën përfaqëusese do të luajë në të ardhmen.

Exit mobile version