Telegrafi

Gjermania dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Grupet e paligjshme të ndalojnë rrezikimin e jetëve

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri.

“Ne dënojmë sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë”, ka shkruar në platformën X, ministria e Jashtme e Gjermanisë.

“Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka njoftuar tutje ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Në njoftim poashtu thuhet se i dërguari special Manuel Sarrazin do të udhëtojë sot në Kosovë./Telegrafi/