Ministria e jashtme gjermane, përmes profilit zyrtar në rrjetin social ”Twitter” bën të ditur se ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka caktuar një ndërmjetësues për krizën politike në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori gjerman në Austri, Johannes Haindl, ka marrë besimin e ministrit Steinmeier që të jetë ndërmjetësuesi për Maqedoninë. Ai është urdhëruar që të bashkërendojë aktivitetet me BE-në dhe SHBA-të, për të mbështetur ndërmjetësimin./Telegrafi/
FM #Steinmeier appoints special envoy for FYR of #Macedonia. Amb. #Haindl will coordinate closely w/ #EU+#USA to support mediation efforts.
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) May 4, 2016