Gjermania dhe Zvicra kanë ndarë pikët në barazimin 3-3 në kuadër të përballjes që u zhvillua në Ligën e Kombeve.
Golat për gjermanët i shënuan, Timo Werner, Kai Havertz dhe Serge Gnabry, derisa për zviceranët realizuan Mario Gavranovic (5’/56’) e Remo Freuler.
Gjermania ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.81, gjersa Zvicra u vlerësua me 6.56.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje doli të ishte Kai Havertz për një gol të shënuar dhe një asistim të bërë, duke marrë notën 8.8.
Paraqitje të mirë në këtë sfidë kishin edhe Granit Xhaka që u vlerësua me 7.0 dhe Xherdan Shaqiri me 6.2.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi mjaftë të zjarrtë ishte Fabian Schar që pranoi edhe karton të kuq me notën 4.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/