Telegrafi

Gjermani Tobias Stieler ndan drejtësinë në ndeshjen Shqipëri-Turqi

Tobias Stieler (Foto: Nils Petter Nilsson/Ombrello/Getty Images/Guliver)

Shqipëria do ta startojë edicionin e kualifikimeve të ‘Euro 2020’ ditën e premte, me sfidën përballë Turqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45.

Kombëtarja kuqezi ka filluar grumbullimin që mbrëmjen e të dielës, ndërsa që nga e hëna në mesditë, kanë nisur edhe seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë

Ndërkohë, UEFA ka njoftuar edhe listën e arbitrave që janë përzgjedhur për të vënë drejtësi në sfidën e Shkodrës dhe bëhet fjalë për një katërshe gjyqtarësh nga Gjermania – transmeton SuperSport.

Kështu kryesor do të jetë Tobias Stieler, ndërsa asistentë të tij do të jenë Mike Pickel dhe Christian Gittelman, me Christian Dingert si gjyqtar të katërt.

Kombëtarja kuqezi shpreson në rezultat pozitiv në këtë përballje, përkundër disa mungesave dhe pakënaqësive të shprehura nga lojtarët.