Telegrafi

Gjermani: Arrestohet sulmuesi që mbante pengjet në bankë

Është arrestuar personi i armatosur që mbante dy pengje në një bankë në Waldshut të Gjermanisë.

Policia arriti ta arrestojë agresorin pasi kishte rrethuar zonën afër bankës ku po qëndronte i armatosuri.

Sulmuesi ishte futur në bankë dhe kishte zënë peng dy punonjës.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i sulmuesit e as motivet e tij, transmeton klankosova.

Nuk raportohet për të lënduar në këtë aksion të policisë.