Sipas një studimi nga Banka Gjermane e Kursimeve, gjermanët janë shumë të kënaqur me gjendjen e tyre financiare.
Në pyetjen se si ata vlerësojnë gjendjen e tyre financiare, 63 për qind e të anketuarve dhanë përgjigjen “mirë” ose “shumë mirë”, ndërsa vetëm tetë për qind u përgjigjën “keq”. Njëzet e nëntë për qind e të anketuarve e përshkruan gjendjen e tyre financiare si “mesatare”.
Hulumtimi i kryer nga Instituti Kantar Aded Value për Bankën Gjermane të Kursimeve, tregon vlerësimin më pozitiv të financave që nga vendosja e këtij studimi në fillim të dekadës së fundit.
Në mesin e dekadës së fundit, vetëm 40 për qind e qytetarëve gjermanë e panë situatën e tyre financiare si të mirë, ndërsa 18 për qind mendonin se ishte në vështirësi financiare. Hulumtimet e fundit kanë treguar dallime të mëdha në kënaqësinë e financave të qytetarëve nga provinca të ndryshme federale.
Kënaqësia më së shumti e shprehur është në landin Hessen, ku ndodhet metropoli financiar i Frankfurtit. Gjithashtu, banorët e krahinave jugore, të pasura, si Bavaria dhe Baden Württemberg, janë gjithashtu të kënaqur me financat e tyre.
Të pakënaqur janë kryesisht banorë të krahinave federale lindore. Prijnë banorët e kryeqytetit Berlin, ku 16 për qind e përshkruajnë gjendjen e tyre financiare si të keqe. /KP /Telegrafi/