BMW që tërheq me rrotat e para
Për më shumë, ky opsion është i pranishëm te modeli MPV. Është fjala për Series 2 Active Tourer, ndërsa automjeti është perfekt për vozitje. Arsyeja për këtë vendim të prodhuesit gjerman, ishte për të plotësuar pritjet e një numri të caktuar të blerësve.
Vdekja e industrisë australiane të automobilizmit
Lajmi se Fordi i jepte fund aktivitetit të vet në Australi, ishte pranuar me çudi nga opinioni i gjerë, mirëpo askush nuk priste që këtë shembull ta ndiqte edhe GM, që nënkuptonte fundin definitiv të Holden.
Automjet nga Google
Derisa gjigantët e industrisë automobilistike, dalëngadalë po i përfshijnë në automjetet e tyre trendet teknologjike, Google prodhoi një automjet tërësisht autonom. Ideja e automjeteve vetvozitëse është makth për dashamirët e vozitjes, mirëpo koha e bën të veten.
Katastrofa në muzeun Corvette
Një gropë e madhe e krijuar në Muzeun kombëtar të Corvette në Kentucky, si pasojë e rënies së tokës, “gëlltiti” tetë Corvette me vlerë të lartë.
Chevroleti u tërhoq nga Evropa
Kompania amerikane, Chevrolet, degë e GM, vendosi të tërhiqej nga Evropa duke e lënë tregun e vet në duart e Opel dhe Vauxhall.
/Telegrafi/