Telegrafi

Gjërat që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt që nuk ka fëmijë

(Foto: Pexels)

Pyetjet dhe komentet e këtilla të zakonshme mund të duken të pafajshme, por në fakt mund të bëjnë shumë dëm.

Njerëzit që nuk kanë fëmijë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Megjithatë stigma për të mos qenë prind vazhdon në kulturën tonë – veçanërisht për femrat. Njerëzit që për ndonjë arsye nuk kanë fëmijë shpesh konsiderohen padrejtësisht si egoistë, të paplotësuar ose të pazakontë.

Një studim i vitit të kaluar në Miçigan zbuloi se më shumë se 20 për qind e pjesëmarrësve në studim ishin pa fëmijë sepse nuk donin fëmijë, ndërsa 5 për qind donin fëmijë, por nuk ishin në gjendje t’i kishin. Rreth 10 për qind thanë se ishin të pavendosur, afërsisht i njëjti numër (10 për qind) pohuan se duan fëmijë në të ardhmen, dhe pak më shumë se 3 për qind thanë se ishin ambivalentë.

Lexo po ashtu Mosha e fëmijëve që është më stresuese për prindërit

Autori i studimit të Miçiganit pranoi se nuk përdor një mostër përfaqësuese kombëtare. Sidoqoftë, popullsia e Miçiganit është demografikisht e ngjashme me popullsinë amerikane në përgjithësi.

Ndërsa HuffPost u ka kërkuar njerëzve që nuk kanë fëmijë të ndajnë komentet dhe pyetjet e pandjeshme, invazive dhe irrituese që u bëhen në jetën e tyre.


Në vijim është lista me komentet që do të dëshironin të mos u bëheshin:

Pse nuk keni fëmijë?

Nuk do ta njihni kurrë dashurinë apo lumturinë e vërtetë nëse nuk keni fëmijë.

Kush do të kujdeset për ju kur të plakeni?

Mund të adoptoni.

Çfarë bëni me gjithë kohën e lirë?

Do të ndërroni mendje.


/Telegrafi/