Telegrafi

Gjërat po shkojnë si mos më keq te Arsenali: Tani nuk e lejon Maitland-Niles të stërvitet me skuadrën e parë

Tashmë është e ditur se Arsenali është në mes të një stuhi, pas fillimit të tmerrshëm të edicionin 2021/22 në Ligën Premier.

Në tre ndeshjet e para, The Gunners pësuan humbje, duke mos arritur që të arkëtojnë një pikë të vetme.

Për të shkuar më larg, Arsenali tani e ka përjashtuar Ainsley Maitland-Niles nga stërvitjet me skuadrën e parë.

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

Skuadra londinez e ka njoftuar se ai do të kalojë në skuadrën e të rinjve, duke iu hakmor për tentimin e tij që të kalojë te Evertoni.

Se nuk i mjaftoi që nuk e lejoi të kalonte te rivali në ligë, Arsenali dëshiron që Maitland-Niles të bije edhe në formë.

Situata është tejet e ndërlikuar në klub, dhe një veprim i tillë nga klubi londinez po kritikohet ashpër. /Telegrafi/