Telegrafi

Gjërat në kuzhinën tuaj që duhet t’i pastroni ose zëvendësoni më shpesh

(Foto: Pexels)

Për ta mbajtur kuzhinën të pastër çdo ditë, duhet të ndërroni më shpesh disa sende, si sfungjerët për larjen e enëve. Kjo duhet bërë për shkak se sfungjerët janë një nga vendet më të zakonshme të shumimit të baktereve.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i mirëmbani çdo ditë dhe t’i ndryshoni nëse është e nevojshme.

Lexo po ashtu Zhbllokojeni shpejt lavamanin duke përdorur dy produkte që me siguri i keni në shtëpi

Sfungjerët

Përderisa ju ndihmojnë të pastroni, sfungjerët gjithashtu mund të përhapin baktere. Për këtë arsye, rekomandohet ndërrimi i tyre një herë në javë.

Dërrasa për prerje

Mishi i papërpunuar, perimet dhe shumë ushqime të tjera të rastësishme priren të përfundojnë në dërrasën e prerjes. Gjithashtu, thikat që përdorni krijojnë mbi vete të çara dhe brazda, të cilat me kalimin e kohës bëhen një terren për bakteret. Rregulli është që ato të zëvendësohen të paktën një herë në vit.

Enët për akull

Aromat nga frigoriferi thithen në enë dhe kështu transferohen në akull. Kjo mund të ndikojë në shijen e akullit, i cili në varësi të asaj që mbani në frigorifer, mund të ketë shije të çuditshme.

Lexo po ashtu Këshilla e disenjatorëve për rregullimin e kuzhinës: Katër ngjyra që nuk duhet t'i përdorni kurrë

Enët prej druri

Lugët e drurit dhe enët e ngjashme janë më poroze se ato të bëra nga materialet tjera, prandaj është e rëndësishme t’i zëvendësoni nëse krijojnë çarje ose mbajnë aroma të forta dhe njolla që nuk mund të hiqen.

Aparatet për kafe

Shumë njerëz refuzojnë rekomandimet e prodhuesit për pastrimin e rregullt të aparatit të kafesë. Megjithatë, nëse nuk e bëni, mund të pini më shumë se kafe të bluar. Kalciumi grumbullohet, ndërsa myku dhe maja mund të rriten në rezervuarin e ujit. Përveç pastrimit të pjesës së jashtme të aparatit të kafesë, mos neglizhoni pastrimin e rezervuarit të ujit. /Telegrafi/