Qeveria e Gjeorgjisë do të hartojë një propozim për plotësimin e një amendamenti në kushtetutë, që fjala ‘martesë’ të përkufizohet si bashkimi i mashkullit me femrën.
Kryeministri gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili, ka thënë se koalicioni qeveritar është i përkushtuar të mos diskriminojë asnjë person të komuniteteve të ndryshme.
“Një vlerë e tillë e rëndësishme sikurse është martesa ndërmjet mashkullit dhe femrës, duhet të përfshihet në Kushtetutën e Gjeorgjisë”, theksoi Kvirikashvili, transmeton syri.
Ky vendim vjen menjëherë, pasi një shtetas gjeorgjian i ka dërguar kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë, për legalizimin e martesës së personave me të njëjtën gjini.