Gjeorgjia po shkon drejt kutive të votimit në zgjedhje parlamentare që shumë qytetarë besojnë se do të jetë vota më vendimtare e jetës së tyre.
Zgjedhjet do të vendosin një koalicion të partive opozitare kundër “Georgian Dream” në pushtet, për të cilën shumë kanë frikë se po e tërheq kombin drejt autoritarizmit dhe larg nga Bashkimi Evropian.
Bëhet e ditur se 80% e gjeorgjianëve favorizojnë anëtarësimin në BE, sipas sondazheve, dhe kushtetuta kërkon që udhëheqësit të ndjekin anëtarësimin në BE dhe NATO, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Brukseli e vuri në pritje për një kohë të pacaktuar kërkesën e Gjeorgjisë për hyrjen në BE, pasi qeveria në pushtet miratoi një ‘ligj rus’ që godiste lirinë e fjalës në fillim të këtij viti.
Tani, gjeorgjianët kanë frikë se nëse Georgian Dream rizgjedhet, shpresat për t’u bashkuar me BE-në mund të shuhen përgjithmonë.
Ndryshe, partia në fjalë argumenton se duhej të frenojë aktorët e huaj të dëmshëm që përpiqen të destabilizojnë vendin, por gazetarët dhe aktivistët thonë se qëllimi i vërtetë është t’i stigmatizojë ata dhe të kufizojë debatin përpara zgjedhjeve.
Përveç ngrirjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE, Britania e Madhe pezulloi dialogun e saj të sigurisë me Gjeorgjinë dhe anuloi bisedimet e tjera të mbrojtjes, e shqetësuar për kërcënimet ndaj demokracisë. /Telegrafi/