Telegrafi

Gjeorgjia merr dritën e gjelbër për viza, Kosova ende mbetet peng

Shtetet e Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër gjeorgjianëve për të udhëtuar në zonën Shengen.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Gjeorgji me 8 tetor dhe sigurisht se ky është lajm i mirë për partitë pro-Evropiane, shkruan Telegrafi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Mikheil Janeldize, duke marrë lajmin e vendimit të së mërkurës, thotë se ndjehet i kënaqur nga vendimi i BE-së.

Rrugëtimin e Gjeorgjisë drejt liberalizimit të vizave e kishte bllokuar më herët Berlini zyrtar, duke u ankuar për një sërë krimesh nga nacionalistët gjeorgjian në Gjermani.

Sidoqoftë, Gjeorgjia është pjesë e planeve të gjera të BE-së – e cila planifikon t’i hapë dyert për vizitorët nga Kosova, Ukraina dhe Turqia.

Euobserver shkruan se Kosova ende ka punë për të bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, para se BE-ja të merr vendimin e saj.

Ndërsa Ukraina i plotëson të gjitha standardet teknike të BE-së, por shtetet anëtare presin progres në reformat anti-korruptuese para se të vazhdojnë tutje./Telegrafi/