Telegrafi

“Gjeniu i picave”: Ky burrë befason të gjithë, shihni çfarë lëvizjesh bën me petën e picës (Video)

Disa thonë se është nga Trebinje, Bosnjë dhe Hercegovinë, të tjerët betohen se ky gjeni i picave është nga Gjermania.

Por, ndonëse janë të ndarë se prej nga vjen ai, përcjell Telegrafi, të gjithë pajtohen për një gjë – ai është një artist në lëvizjet e tij me petën e picës.

Dhe siç mund të shihet në pamje, një mund i tillë nuk i shkon huq.

Kjo pasi që, derisa bën lëvizjet e tij, ai merr duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në një restorant që supozohet të jetë në Dubrovnik të Kroacisë. /Telegrafi/