Derisa më tani konsiderohej e pamundshme, por ka gjasa të mëdha, që kompania Apple të jetë nën presion, nga avancimi i teknologjisë së pajisjeve nga Google.
Nëse gjenerata e re e opsionit Assistant, del të jetë funksionale ashtu siç pretendohej në Googole I/O atëherë, mund të jetë një kërcënim i fortë për Siri, transmeton Telegrafi.
Sistemi i urdhërave me zë, që ka zhvilluar Google dhe do të jetë në dispozicion për telefonat Pixel deri në fund të vitit, është shumë më i kompletuar se verzioni aktual.
Formati që është prezantuar, tregon se si mund të kryhen të gjithë urdhërat me zë, prej ndezjes së dritës së telefonit, deri tw përdorimi i aplikacioneve si Gmail.
Megjithëse deri më tani, janë hapur dhe mbyllur aplikacionet, me përditësimin e ri ka mundësi edhe për urdhëra shtesë. /Telegrafi/