Nintendo ka sjellë një mundësitë të re, në gjeneratën e tetë të video-lojë Pokemon.
Pokemon Sword dhe Pokemon Shield ka mundësi të luhen edhe në pajisjen e video-lojës shtëpiake, kur të lansohet Nintendo Switch në fund të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Që të dy versionet, duket sikur të jenë luajtur për një kohë të gjatë, falë rezolucionit të lart që sjellë konzola.
Me gjithë dukjen shkëlqyese, skenat nuk duket se kanë dalë shumë prej sistemit RPG, me të cilin është lansuar në vitet e 90-ta.
Versionet “Shpata dhe Mburoja” do të luhen në regjionin rural Galar, që nuk është ndonjë ambient i njohur.
Kjo për dallim prej lojërave të mëparshme, që zhvilloheshin në Francë, apo edhe në Hënë dhe Diell. /Telegrafi/