Site icon Telegrafi

Gjenerata e re e Honda Jazz, në Evropë më 2015

Një vit pas prezantimit të këtij automjeti në Japoni, tashmë është caktuar edhe koha e ardhjes së veturës sëre Honda Jazz në tregun evropian.

Vetura në Japoni është duke u shitur që nga viti i kaluar, kurse në tregun amerikano-verior ka filluar të shitet gjatë këtij viti.

Për promovimin evropian është caktuar panairi i automjeteve në Paris, ku vetura do të paraqitet si prototip, megjithëse nuk do të dallojë nga automjeti që do të dalë në shtije.

Mirëpo, duhet të presim deri kah mesi i vitit 2015 që Jazz të arrijë nëpër sallonet evropiane.

Nuk janë dhënë shumë detaje teknike të veturës së re, porse është thënë se do të tërhiqet nga motori me benzinë 1.3 l i-VTEC, kurse marshi i vjetër me pesë shpejtësi është zëvendësuar me marsh manual me gjashtë shpejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version