Prodhuesi gjerman Porsche, ka sjellë edhe gjeneratën e dytë nga linja Panamera.
Ky model është një hibrid i kombinuar me motorin 4.0-litra V8 që prodhon 550 kuajfuqi, si dhe pjesës elektrike me 14.1 kWh, që mundëson edhe 136 kuajfuqi tjera, transmeton Telegrafi.
Panamera Turbo S E-Hybdrid Sport Turismo, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.2-sekonda, ndërsa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 300 kilometrave në orë.
Për dallim nga paraardhësi, ky Panamera ka aerodinamikë më të madhe, si dhe ndryshime në sistemin e qarkullimit.
Të gjitha detajet për këtë Porsche, pritet t’i mësojmë gjatë muajve të parë të vitit që vjen, kur edhe pritet të lansohet. /Telegrafi/