Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka takuar komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.
Kurti në një postim në X shkruan se mezi pret bashkëpunimin me gjeneralin Ulutas për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.
“Kam pasur kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës.
I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkruan Kurti. /Telegrafi/
I had the pleasure to host and meet with the incoming NATO KFOR Commander, Major General Özkan Ulutaş and his team, yesterday over dinner. Led by common commitment to peace and security, I look forward to working closely on mutual goals and objectives. pic.twitter.com/FF5ZXng8VO
— Albin Kurti (@albinkurti) September 12, 2023