Site icon Telegrafi

Gjenerali libanez që shpëtoi fëmijët shqiptarë nga Siria, negociator në lirimin e pengjeve izraelite

Sulmi i shtatë tetorit nga Hamasi në territorin e Izraelit, prodhoi 239 persona mes tyre shumë fëmijë të marrë peng, me qëllimin e përdorimit të tyre për mbrojtje por jo vetëm kaq.

Paçka se Hamasi nuk e ka pranuar publikisht, pengjet u morën për t’i përdorur në këmbim të lirimit nga burgjet izraelite të anëtarëve të kësaj organizate. Megjithëse disa pengje me negocimin e Katarit janë liruar, shumë të tjerë vijojnë të mbahet në tunelet e Hamasit.

Në procesin e necogiicimit për lirimin e tyre është përfshirë edhe ish drejtori sigurisë kombëtare të Libanit Gjenerali Abas Ibrahim.

Agjencia e lajmeve Annahar-News në Liban thotë se “Gjernerali Ibrahim është përfshirë në negociatat e këmbimit të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit edhe me negocimin e amerikanëve”.

Një zëdhënës i Gjeneralit Abas Ibrahim kontaktuar nga Top Channel për një koment tha se “Gjenerali Ibrahim ndodhet për momentin jashtë vendit për negociata. Subjektet për tu kthyer nuk janë vendosur ende”.

Gjatë periudhës korrik 2011-mars 2023, kohë në të cilën Ibrahim drejtoi sigurinë kombëtare të Libanit, ai shihej si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme, i pëlqyer e pranuar nga amerikanët dhe vetë Izraelitët.

Gjenerali Abas Ibrahim ishte forca shtytëse dhe negociuese me autoritetet siriane në dy operacione humanitare të Shqipërisë për të nxjerrë nga kampi Al Hol në Siri, disa gra dhe fëmijëve shqiptarë.

Për këtë kontribut kryeministri Edi Rama në Tetor 2021 e nderoi Abas Ibrahim me “Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike” . E quajti një mik në ditë vështira.

Tashmë miku i Shqipërisë ka marrë përsipër mbase negocimin më të vështirë në karrierën e tij: Të lirojë pengjet izraelitë të Hamasit./Top Channel

Exit mobile version