Derisa bëhen 1 vit që kur filloi lufta në Ukrainë, gjenerali i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Mark Milley që shërben si kryetari i 20-të i Shefave të Përbashkët të Shtabit ka deklaruar të martën se Rusia ka “humbur”.
Presidenti rus Vladimir Putin “mendoi se mund ta mposhtte shpejt Ukrainën, të thyente aleancën e NATO-s dhe të vepronte pa u ndëshkuar. “Ai e kishte gabim”, tha Milley duke folur me gazetarët në Bruksel.
Gjenerali i lartë amerikan kritikoi Moskën për fillimin e një pushtimi të paprovokuar të Ukrainës, duke theksuar se Rusia ka paguar si pasojë një “çmim të madh në fushën e betejës”.
??? United States Chairman of the Joint Chiefs of Staff Mark Milley stated that Vladimir Putin thought he could “act with impunity” when he led the invasion of #Ukraine, then emphasised that the Russian leader “was wrong”.
“Russia has lost.” ⤵️ pic.twitter.com/BmZjyZ0OsW
— FRANCE 24 English (@France24_en) February 14, 2023
“Rusia tani është një vend i përjashtuar globalisht dhe bota mbetet e frymëzuar nga trimëria dhe qëndrueshmëria e Ukrainës. Shkurtimisht, Rusia ka humbur – ata kanë humbur në formë strategjike, operacionale dhe taktike”, shtoi Milley.
Komentet e Milley i bënë jehonë një vlerësimi nga admirali Sir Tony Radakin, shefi i shtabit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, i cili në dhjetor tha se “Rusia po humbet” dhe “bota e lirë po fiton”.
Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, pritej gjerësisht të pushtonte Kievin brenda pak ditësh. Por forcat ruse dështuan në këtë objektiv pasi trupat ukrainase bënë një rezistencë shumë më të ashpër se sa pritej. Me ndihmën e armëve të furnizuara nga perëndimi, Ukraina ka vazhduar të sfidojë pritshmëritë në këtë luftë. /Telegrafi/