Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka mirëpritur Gjeneralin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Stephen Osbron i cili ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Hovenier në një postim në Twitter, ka shkruar se e vlerësojnë partneritetin e qëndrueshëm të Iowa-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ne e vlerësojnë partneritetin e qëndrueshëm të Iowa-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi që ne mbështesim planin 10 vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumë-etnike, profesionale, dhe forcë të mbrojtjes territoriale e ndërveprueshme nga NATO-ja”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/
Pleased to welcome @IowaNatGuard Brigadier General Stephen Osborn to Kosovo. We appreciate Iowa's enduring #StatePartnership with @KSF_Kosova as we support the #KSF 10 year plan to become a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable territorial defense force. pic.twitter.com/ckRCUqW55d
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 24, 2023