Telegrafi

Ish gjenerali Clark me video-mesazh emocionues në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

Ish gjenerali NATO-s Wesley Clark, përmes një video-mesazhi ka thënë se 23 vjet më parë kanë bërë gjënë e duhur për popullin e Kosovës.

Clark ka thënë se sulmet e para ajrore të NATO-s në 1999 kanë ndryshuar historinë e Kosovës dhe të Evropës, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë miqve të mi në Kosovë, Qeverisë, popullit të Kosovës, dua të ju uroj këtë ditë shumë të rëndësishme të 24 Marsit. Në këtë ditë, në vitin 1999 misionet e para ajrore të NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ka ndryshuar historinë e Kosovës, ka ndryshuar historinë e Evropës. I është dhënë shpresë dhe dritë gjithë botës”, thotë ai.

Tutje, Clark ka thënë se është krenar me popullin e Kosovës.

“Por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë, për demokratizimin që keni bërë për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë. Dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj SHBA-së”, thotë mes tjerash ai.

Më tej, gjenerali Clark ka pohuar se për të ka qenë nder të jetë komandat i NATO-s.

“Për mua ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik. Ne bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës”, është shprehur ai.

Në fund të video-mesazhit, Clark thotë se do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar Kosovën. /Telegrafi/