Site icon Telegrafi

Gjeneralët në pension paralajmërojnë për ‘luftë civile vdekjeprurëse’ në Francë

Qeveria franceze e ka dënuar një letër të hapur të nënshkruar nga ushtarë aktivë, ku thoshte se vendi po shkonte drejt “luftës civile” për shkak të ekstremizmit fetar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 1,000 ushtarakë dhe gra, duke përfshirë 20 gjeneralë në pension, i vendosën emrat e tyre në letër.

Letra fajësoi “partizanët fanatikë” për krijimin e ndarjeve midis komuniteteve, the thuhet në të se islamikët po ‘zaptonin’ pjesë të tëra të territorit të vendit.

Ministrat e kanë dënuar mesazhin e publikuar në një revistë të krahut të djathtë.

“Ora është e rëndë, Franca është në rrezik”, thanë ata në letër.

Letra paralajmëron presidentin francez, Emmanuel Macron, qeverinë e tij dhe deputetët “për disa rreziqe vdekjeprurëse” që kërcënojnë Francën. /Telegrafi/

Exit mobile version