Telegrafi

Gjendje emergjente në një regjion rus, mbi 50 arinj polarë hyjnë vazhdimisht nëpër vendbanime (Video)

Në Novaya Zemlya të Rusisë, është shpallur gjendje emergjente, për shkak të ‘invazionit’ të arinjve polarë që i kanë bërë njerëzit të frikësohen për të dalë përjashta.

Gjallesat agresive po hynë vazhdimisht nëpër vendbanime, qendra pushimi dhe shtëpi private, të 3,000 banorëve rezident të atij regjioni arktik, transmeton Telegrafi.

Që nga dhjetori, 52 arinjë kanë hyrë në qendrën e Belushya Guba, shumë prej të cilëve kanë treguar edhe sjellje agresive.

Aleksandr Minayev që është kryetar i regjionit, ka thënë se njerëzit janë të frikësuar të dalin, teksa jeta e përditshme është vështirësuar.

“Prindërit nuk po guxojnë t’i lëshojnë fëmijët vet për në shkollë, kanë frikë t’i dërgojnë edhe në kopshte. Takimi me këta arinjë është shumë i rrezikshëm” ka thënë Minayev.

Me gjithë rrezikun prej tyre, banorëve iu është ndaluar rreptësishtë t’i qëllojnë, pasi janë specie në zhdukje dhe duhet të mbrohen.

Qëndrimi i tyre i vazhdueshëm në vendbanimin me njerëz, besohet të jetë shkaktuar nga ngrohja globale dhe mungesa e ushqimit në zonat malore. /Telegrafi/

https://youtu.be/rylYCEzCo-I