Site icon Telegrafi

Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork për shkak të epidemisë

Një gjendje e jashtëzakonshme është deklaruar në një qark në shtetin e Nju Jorkut për shkak të një nga epidemitë më të mëdha të lisë në dekadat e fundit.

Për këtë arsye, në 30 ditët e ardhshme, të gjithë të miturit që nuk janë të vaksinuar nuk do të kenë qasje në vendet publike, të paktën derisa të marrin një vaksinë.

Bëhet fjalë për një serinë e fundit të epidemive në SHBA, të cilat janë bastioni i lëvizjes antivaksinë.

Rockland, rreth 20 kilometra nga Manhattan i Nju Jorkut, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për linë që do të zgjasë 30 ditë derisa të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të marrin vaksinën MMR. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version