Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New York-ut, pasi u godit nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet, si pasojë e stuhisë tropikale Ida.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kryebashkiaku Bill de Blasio, tha se qyteti “po përballej me një ngjarje historike të motit” me “përmbytje të mëdha” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë.
New Jersey gjithashtu shpalli një gjendje emergjente dhe raportoi të paktën një të vdekur.
Një person u mbyt në Passaic, New Jersey, sipas deklaratave zyrtare, derisa një tornado raportohet se shkatërroi të paktën nëntë shtëpi në Mullica Hill, në të njëjtin shtet.
Bëhet e ditur se si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit, kulmi i një ndërtese postare u shemb në Kearny, New Jersey, derisa kishte edhe njerëz brenda në atë kohë.
Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por nuk është e qartë se sa të lënduar mund të ketë. /Telegrafi/
I’m declaring a state of emergency in New York City tonight.
We’re enduring an historic weather event tonight with record breaking rain across the city, brutal flooding and dangerous conditions on our roads.
— Mayor Bill de Blasio (@NYCMayor) September 2, 2021