Site icon Telegrafi

Gjendje alarmante në një pjesë të Britanisë, banorët e frikësuar pasi zjarri arriti shumë pranë shtëpive të tyre (Video)

Britania ndodhet në gjendje alarmante për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë zonën e Manchesterit.

Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë për orë të tëra me flakët e zjarrit, por flakët të cilat kanë nisur që në fundjavë janë përhapur edhe më shumë si pasojë e motit të nxehtë dhe erërave të natës.

Deri më tani janë evakuuar 50 shtëpi dhe qindra njerëz, përcjell Dita.

Autoritetet deklarojnë se zjarrfikësit po punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira për të përmbajtur këtë “incident të madh” siç ata e quajnë.

Ushtria është në gatishmëri dhe pritet të ndërhyjë pasi kjo është një emergjencë e madhe.

Banorët tregojnë se janë shumë të frikësuar pasi zjarri arriti shumë pranë shtëpive të tyre.

Policia ka njoftuar banorët që të mbajnë gjatë gjithë kohës dritaret mbyllur dhe pse temperaturat janë shumë të larta.

Exit mobile version