Site icon Telegrafi

Gjendje alarmante me liqenin e Ohrit (Foto)

‘Ohrid SOS’ ka alarmuar qytetarët e Ohrit dhe institucionet për gjendjen e liqenit sot në mëngjes ku duket uji i ndotur dhe ulja e nivelit të ujit deri në pikën zero, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Mirmëngjes Ohër, qytet i UNESCO-s ashtu siç je, me institucione që ekologjinë vetëm e kanë në letër. Ujin e liqenit e shihni me disa ngjyra por ajo nuk është natyrë por është naftë dhe helme që ndotin. Ulja e nivelit të ujit është alarmante në Ohër dhe kërkojmë nga ju që të ngrihemi dhe të mbrojmë këtë pasuri.” thonë nga ‘Ohrid SOS’. /Telegrafi/

Exit mobile version