Site icon Telegrafi

Gjendja shëndetësore ia pamundësoi Gjikos performancën në Podujevë

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur Gjiko vazhdon të jetë një emër shumë i kërkuar në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Ai është i pëlqyer për këngët e tij dhe bashkëpunimet e veçanta që sjell.

Gjiko bën të pamundurën që të jetë sa më pranë fansave në mbrëmje të ndryshme muzikore, por një nga më të fundit u anulua!

Krejt kjo ndodhi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi reperi kishte pësuar ftohje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ishte prenotuar që të këndonte në një klub nate në Podujevë, por përmes Instagramit, i lajmëroi fansat se nuk do të ishte i pranishëm.

“Mbrëmë isha i ftohur dhe nuk isha në gjendje të performoj në Podujevë. Shihemi sonte në Klinë dhe Gjakovë” (sic.), shkruan Gjiko në statusin e tij.

I njëjti është përfolur se do të martohet muajin e ardhshëm me prezantuesen e njohur, Elita Rudi. /Telegrafi/

Foto: Gjiko/InstaStory
Exit mobile version