Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar në Varshavë me nënsekretarin e shtetit të Polonisë, Marek Prawda.
Lajçak ka bërë të ditur se në takimin me Prawda kanë diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në “X” emisari i BE-së ka shkruar se i është mirënjohës Polonisë për interesimin për Ballkanin Perëndimor.
“Pata një takim të shkëlqyer me Nënsekretarin e Shtetit të Polonisë, Marek Prawda në Varshavë. I dhashë një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në rajon dhe një përditësim mbi gjendjen e lojës në Dialog. Mirënjohës për interesin e Polonisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona evropiane”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/
Had an excellent meeting with 🇵🇱 Undersecretary of State Marek Prawda in Warsaw. Gave an overview of the latest developments in the region and an update on the state of play in the Dialogue. Grateful for Poland’s interest in the Western Balkans and support to our 🇪🇺 efforts. pic.twitter.com/pNWoaGecv5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 9, 2024