Telegrafi

Gjendja mizore e dhomës ‘më të lirë’ me qira në Londër (Foto)

David Homer që pagoi 80 funte për një natë, për atë që thuhej se është dhoma më e lirë me qira në Londër, ka treguar kushtet mizore që ishin brenda dhe jashtë saj.

Megjithëse është në qendrën e kryeqytetit Anglez, askush nuk do donte të qëndronte aty ku ka ushqim të mykur, tigan të ndryshkur, dollapë të mbushur me gjësende të vjetra si dhe shumë papastërti, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit ka mbushur edhe oborrin e pjesës së pasme të shtëpisë, që është mbushur me plehra që duket se nuk janë hedhur për një kohë të gjatë.

“Po që se është lirë, nuk do të thotë se jemi për lëmoshë dhe mund të qëndrojmë në një hapësirë të turpshme. Kjo dhomë nuk është e denjë as për kafshë”, ka thënë Homer.

Agjencia që merret me qiradhënie, ka kontaktuar pronarin, por ende nuk ka marrë përgjigje, ndërsa i kërkoi falje klientit të dëmtuar. /Telegrafi/