Prishtina dhe Drita do të luajnë mes vete në ndeshjen e javës së fundit së sezonit 2017/18 në Superligës e Kosovës në futboll.
Klubi kryeqytetas është nikoqir i gjilanasve të Dritës në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superligës së Kosovës.
Kjo ndeshje do të jetë sikurse një finale, pasi është hera e parë që dy skuadra vendosin titullin kampion në gjiron e fundit.
Megjithatë, kjo ndeshja sikurse shumica e ndeshjeve me Prishtinën si vendas, do të zhvillohet në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.
Radiotelevizioni Dukagjini ka bërë një reportazh në lidhje me gjendjen dhe situatën e stadiumin të Pejës, aty ku do të zhvillohet ndeshja e sezonit.
Në fillim të reportazhit është fokusuar njëra nga hyrjet e stadiumit, e cila mendohet se do të shërbej për hyrjen e skuadrave, zyrtarëve dhe personave VIP.
Në këtë reportazh terreni shihet se ka një gjendje të mirë para ndeshjes, por jo pjesa pas bankinave dhe portave.
Tribuna ku pritet të qëndrojnë tifozët vendas Plisat shihen në një gjendje të mirë dhe me ulëse, ndërsa jo e mysafirëve Intelektualëve në një gjende të tmerrshme dhe me dhe.
Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të gjendjes së terrenit ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës, aty ku do të zhvillohet ‘finalja e madhe’ mes Prishtinës dhe Dritës. /Telegrafi/