Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot (e mërkure) miqësoren ndaj Lituanisë.
Dardanët janë nikoqir të lituanëve për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ky takim miqësor është si parapërgatitje për dy ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës, me atë ndaj Suedisë që luhet më 28 mars dhe atë me Spanjën më 31 mars.
Stadiumi që mbanë emrin e legjendës së futbollit shqiptar është në gjendje të mirë, përkundër reshjeve të dendura në mëngjesin e sotëm.
Në këto kushte atmosferik që po mbretërojnë aktualisht, fusha do të jetë në gjendje të mirë për të zhvillua takimin miqësor.
Kjo ndeshje do t’i mundësojë Bernard Challandesit që të shikojë gjendjen e lojtarëve të grumbulluar, para dy takimeve të rëndësishme për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022. /Telegrafi/