Telegrafi

Gjendja e krizës në Maqedoni shtyhet deri më 31 dhjetor

Kuvendi i Maqedonisë sot ka sjellë vendim për vazhdimin e gjendjes së krizës në kufirin verior dhe jugor të vendit për shkak të krizës së migrantëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjendja e krizës është vazhduar deri më 31 dhjetor të këtij viti, ndërkaq ministri i mobrojtjes, Zoran Jolevski, e arsyetoi këtë vendim për shkak të valës së shtuar të tranzitimit të migrantëve nëpër Maqedoni.

Propozimi i miratuar në Kuvend nuk mori mbështetjen e BDI-së. Këtë e paralajmëroi Talat Xhaferi, i ciloi tha se kjo parti nuk do të merr pjesë në votim, me arsyetimin se vendimi paraprak ishte deri më 15 qershor, ndërkaq vendimin e ri duhet ta sjellë përbërja e re e Kuvendit që duhet të dalë pas zgjedhjeve të 5 qershorit./Telegrafi/