Telegrafi

Gjendja e furnizimit me ujë në komunën e Klinës, drejt normalizimit

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se gjendja e furnizimit me ujë në komunën e Klinës, është drejt normalizimit.

Sipas njoftimit thuhet se Klina, si komuna më e prekur nga vërshimet, brenda zonës tonë të mbulueshmërisë, po shkon drejt normalizimit të situatës së furnizimin e ujë.

“Probleme dhe ndërprerje aktualisht paraqiten vetëm ne fshatrat Sferkë, Qupevë dhe Volljakë, kjo si pasojë e një defekti elektrik të shkaktuar nga lagështia në Stacionin e Pompave në burimin e ujit në Garabil, për çfarë po punohet në evitim të problemit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ekipet e punonjësve dhe specialistëve të terrenit nga Njësia Operative e KRU ‘Hidrodrini’-Klinë, këto ditë mbeten tejet të angazhuar në terren, në debllokimin e kanalizimit, pastrimin e pusetave dhe largimin e ujit nga shtëpitë e përmbytura.

“Dje dhe sot ekipet tona janë fokusuar në mbështetje, në lagjen Dukagjini dhe Arbëria, në qytet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/