Sipas informacioneve që rrjedhin nga spitali Careggi, Edoardo Bove është në gjendje stabile dhe i ndërgjegjshëm, pasi u rrëzua në mes të fushës në ndeshjen Fiorentina – Inter.
22-vjeçari tani merr frymë në mënyrë të pavarur, pa ndihmën e aparaturave.
Kishte frikë dhe panik për atë që ndodhi në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences në minutën e 17-të të pjesës së parë.
Fiorentina-Inter has been suspended.
Prayers with Edoardo Bove. 🤍🙏🏻 pic.twitter.com/WHeIFoGlbG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 1, 2024
Mesfushori 22 vjeçar i Fiorentinës, Edoardo Bove, u ndje i sëmurë dhe u rrëzua në tokë me shokët dhe kundërshtarët e tij të habitur, që pas këtij rasti ranë në gjunjë dhe disa ishin të përlotur.
Po ashtu Lega Serie A ka dal me vendim për këtë ndeshje, duke thënë se është shtyrë.
#FiorentinaInter has been suspended due to a medical emergency.
— Lega Serie A (@SerieA_EN) December 1, 2024
“Ndeshja nuk do të rifillojë dhe është shtyrë për një datë që do të përcaktohet më vonë”, ka shkruar Lega Serie A . /Telegrafi/