Denis Hajri, i njohur si Varrosi, mbeti i plagosur gjatë përleshjes që ndodhi të martën ndërmjet reperëve shqiptarë në Prishtinë.
Ai ndodhet në QKUK në repartin e kirurgjisë abdominale, ku pritet të merret vendimi për trajtimin e mëtutjeshëm.
Burime të Telegrafit thonë se atij i janë bërë dy CT në Radiologji që kanë treguar se nuk i janë prekur organet vitale dhe se plumbi ndodhet në lëkurë.
Si pjesë e ekzaminimeve mjekësore, Varrosit pritet t’i bëhet edhe një ekografi në abdomen dhe pastaj do të vendoset nëse do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për gjendjen e mëtutjeshme të reperit nga Shqipëria, të cilin sipas burimeve, e kanë vizituar vetëm familjarët.
Kujtojmë se përleshja ndërmjet Noizyt dhe Cozman eskaloi deri në gjuajtje me armë duke lënë të plagosur Rigels Rajkun dhe Varrosin, teksa Ylber Abdullahu, vëllai i tij dhe një mik, përfunduan të arrestuar. /Telegrafi/